E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili:Rama,aleat politik i Berishës

Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi sot se korrupsioni që ka përfshirë shtetin shqiptar ka në themel korrupsionin me votë dhe se Rama është aleat politik i Berishës Sipas LSI-së çdo tentativë e mazhorancës për zhdukjen e korrupsioni, është thjesht demagogji. Deklaratat nga selia e LSI u bënë sot në Ditën Botërore të luftën kundër korrupsionit nga Sekretari i Pergjithshem te LSI, z.Petrit Vasili. "Sot është Dita Botërore e luftës ndaj korrupsionit, ndaj një fenomeni i cili po gërryen shoqërinë shqiptare, po rëndon në mënyrë të skajshme varfërinë e shqiptarëve, ekonominë kombëtare, stabilitetin e vendit dhe realizimin e objektivave për integrimin e tij evropian". "Korrupsioni galopant, i cili ka në themel të tij korrupsionin me votën dhe zgjedhjet e lira është pra një korrupsion i mbështetur nga institucione të krijuara mbi korrupsionin elektoral, pra cdo tentativë e mazhorancës për të folur për luftën ndaj tij është thjesht një demagogji", deklaroi Vasili. LSI vlerësoi gjithashtu se kjo maxhorancë është pjesëmarrëse dhe mbështetëse e aferave korruptive, të cilat sic theksoi Vasili, prodhuan edhe shpërthimin tragjik korruptiv të Gërdecit dhe po vonojnë zbardhjen e saj nga drejtësia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›