LZHK, listat e kandidateve ne 12 qarqe
Levizja per Zhvillim Kombetar, paraqiti listen e kandidaturave te saj per zgjedhjet e ardhshme parlamentare per 12 qarqet e vendit. Keshtu ndonese LZHK drejtohet nga kryetari i saj Dashamir Shehi, ne krye te listes per Tiranen eshte vendosur emri i ish-kryeministrit te vendit, Meksi dhe me pas emri i kryetarit aktual te kesaj partie. Nderkohe qe ne perberje te kesaj liste jane dhe kandidate femra, mes te cilave ish-gazetarja Gerta Gixhari. Ne listen e LZHK-se, vihet re qe ne krye te rretheve kryesore te vendit jane perfshire njerez nga bota akademike, por po keshtu edhe profesioniste ne fusha te ndryshme. LZHK do te kandidoje ne keto zgjedhje, si pjese e koalicionit parazgjedhor Poli i Lirise.