E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Shqiptaret pa viza, si Evropa

Ministri i Jashtem, Lulzim Basha ka konfirmuar edhe njehere dje ne Elbasan se brenda 12 mujorit te pare te mandatit te ri, qe mazhoranca pretendon te marre me 28 qershor te ketij viti, shqiptaret do te levizin lirshem dhe pa viza ne hapesiren evropiane. Nderkohe ai ka sulmuar ashper edhe kryetarin socialist, Edi Rama, duke e krahasuar ate me studentin qe kerkon te marre universitetin, pa dhene provim. Ministri i Jashtem mori pjese ne takimin e Forumit Rinor te Partise Demokratike te Elbasanit, ku ka garantuar se mandati i ri qeverises i se djathtes, eshte i garantuar per shkak te punes se bere gjate ketyre kater viteve dhe projektit me te mire per te ardhmen. Ne fjalen e mbajtur me kete rast, shefi i diplomacise shqiptare, njeheresh dhe anetar i kryesise se PD, Lulzim Basha informoji te rinjte demokrate dhe nepermjet tyre te gjithe, anembane Shqiperise se "procesi i liberalizimit te vizave, eshte ne rruge te mbare dhe se premtimi i kryeministrit Berisha per levizjen pa viza ne mandatin e dyte dhe konkretisht ne 12 mujorin e pare te ketij mandate, do te behet realitet. Liberalizim per cdo shqiptar, per cdo te ri e te re qe te levizi ne hapesiren Shengen". Me tej ai ka sulmuar ashper kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, duke ironizuar moskandidimin e tij per deputet. "A mund ta marresh provimin nese nuk shkon ne provim", ka qene "silura" qe ka hedhur Basha ne drejtim te kreut socialist. Me tej ai i eshte drejtuar Rames: "Ti duhet te ishe ne balle te gares, zoti Rama per te dhene provimin. Ti provimin ne fakt e ke dhene, e ke dhene per 11 vite me radhe ne pushtet. Ky njeri, 11 vjet me radhe e ka dhene provimin me korrupsionin e lejeve te ndertimit. Ne provimin e fundit ka pasur 502 pyetje. 502 zyra projektuese te Tiranes dhe 2 miqte e Edi Rames. Keta te dy kane marre leje ndertimi. Prandaj te themi zoti Rama, per cdo provim qe ke bere ke ngelur dhe kete provim do te humbesh". Ministri i Jashtem nenvizoi me pas se per 3 vjet e dhjete muaj, demokratet e udhehequr nga Sali Berisha me perpjekjet e tyre titanike kane ndryshuar Shqiperine. "Perpara kishin mure te larta nga krimi, korrupsioni dhe keq qeverisja socialiste. Askush nuk kishte guximin te formulonte se ku do te ndodheshin brenda 3 vjet e 10 muajve, por pas ketyre mureve gjendej shpresa e te rinjve e te rejave, qe me vizionin e Partise Demokratike per te lene prapa stacionin dhe per te nisur rrugen drejt Komunitetit Evropian". Ne kete takim kane qene te pranishem edhe ministri Ardian Turku dhe kryetari PD-se se Elbasanit, Luciano Boci, te cilet jane kandidate ne listen prioritare te deputeteve, pas kandidatures se Bashes ne kryeqendren e Shqiperise se Mesme, per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit te ketij viti. Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›