Kroacia: Do te heqim shpejt vizat me Shqiperine
Kryeministri i Kroacise, Ivo Sanader siguron Presidentin Topi mbi heqjen e regjimit te vizave mes dy vendeve tona. Pas nje dreke pune, dy bashkebiseduesit kane folur per nxitjen e bashkepunimit te metejshem mes dy vendeve, sidomos ne fushen ekonomike, per t'iu pergjigjur nivelit te larte politik. Ata nenvizuan rendesine e shkembimit te takimeve dypaleshe, te zhvillimit te tryezave rajonale dhe zbatimit te projekteve te perbashketa qe sherbejne per thellimin e bashkepunimit ne fusha te ndryshme si: ekonomia, energjetika, transportet, turizmi, kultura, etj. Ne kete kuader do te ishte me interes heqja e plote e regjimit te vizave, levizja e lire e njerezve dhe mallrave si dhe nxitja dhe zhvillimi i bashkepunimit ne fushen e turizmit ku nje rol te madh do te luanin edhe vendosja e nje linje direkte ajrore Zagreb-Tirane dhe e nje linje te mundshme detare Durres-Rijeka apo perfundimi i Korridorit infrastrukturor Adriatiko-Jonian. Sanader, pas kerkeses se Presidentit Topi tha se, "ceshtjes se liberalizimit te plote te regjimit te vizave i ka ardhur koha per t'u finalizuar, meqenese vullneti politik ekziston", teksa e siguroi kreun e shtetit shqiptar se nje gje e tille, do te behet sa me shpejt.