PD-PS, nisin ngritjen e shtabeve elektorale
Partite kryesore politike ne vend kane nisur pa humbur kohe edhe ngritjen e shtabeve elektorale, per nisjen e fushates zgjedhore. Menjehere pas publikimit te listave te kandidateve nga kryetaret e Partise Socialiste dhe Partise Demokratike, kandidaturat sipas qarqeve perkatese, kane nisur ngritjen e shtabeve ne pergatitje per zgjedhjet e 28 qershorit. Fakti qe Kodi i ri Zgjedhor parashikon nje sistem proporcional rajonal, ku deputetet nuk kane zona te vecuara kandidimi, nuk i ka penguar dy partite kryesore ne vend qe te nisin ngritjen e shtabe elektorale ne te gjitha rrethet ku do te kontribuohet sipas ndarjeve perkatese nga kreret e partive. Ne kete prag fushate, jane te ndryshme por edhe te njejta menyrat se si partite kane vendosur te bejne fushate. Neper shtabet elektorale dy forcat politike kane nisur takimet dhe identifikimet e elektoratit te tyre, duke shpalosur edhe programet e partive perkatese. Nga ana tjeter nuk kane munguar dhe risite ne berjen e fushates, ku i pari ka qene Berisha me SMS-te e tij, per problemet qe duhen zgjidhur.