E Shtunë, 31 Tetor 2026

LZHK mbyll fushaten elektorale

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka mbyllur fushatën elektorale. Dashamir Shehi, në takimin e fundit me mbështetësit e partisë që drejton, vuri theksin tek reformat që parlamenti i ri duhet ndërmarrë, ku parësore është ajo kushtetuese dhe ligji zgjedhor.

Dashamir Shehi kërkoi që në legjislaturën e ardhshme të ndërmerren ndryshimet ligjore edhe sa i takon zgjidhjes së problemit të pronës.

Objektivi i LSHK-së në zgjedhjet e 23 qershorit është krijimi i një grupi parlamentar të qendrës së djathtë. Për këtë Shehi kërkoi votën e qytetarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›