E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i PS-se Rama mbyll fushaten ne Kruje jep premtimin per qytetin

Status dhe mbrojtje të veçantë. Këtë u ka premtuar krutanëve lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në Krujë.

Trandofilin, krutanët ia kishin dhënë të bardhë. Por në mitingun përmbyllës të fushatës në Kruje, kryesocialisti nuk i zbuti tonet. Kreu i Partisë Socialiste premtoi se do t’i japë Krujës një status të veçante nëse vjen në pushtet. 
“Çfarë rëndësie ka tesera që ke në xhep është e PD, ku Berisha e ka kthyer partinë në partinë e familjes,dhe ka rrënuar Krujën. Do e vendosim Krujën nën një mbrojtje të posaçme dhe do investojmë sic investohet për një pasuri kombëtare, kështu do rrisim mundësinë për punësim dhe turizëm në Krujë. Kruja është qytet i bekuar, mos e tradhtoni duke votuar ata që kanë 8 vjet që ja punoi Krujës pabesinë e madhe të shkatërrimit dhe rrënimit të vazhdueshëm. mos e tradhtoni duke votuar që firmosin ndërtimin e guroreve dhe gllabëruar gurët e shenjtë të një shëtitore”, vlerwsoi Rama.
Kreu i PS e quajti Krujën të bekuar dhe i kërkoi krutanëve që të mos e tradhtojnë qytetin e tyre më 23 qershor.
“Mos e tradhtoni Krujën duke i thënë votë atyre që e kanë kthyer këtë zonën në vendin ku digjen goma, ku prodhohet gëlqere dhe sëmundje për njerëzit e këtij vendit”, deklaroi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›