E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Ne listat e PS trafikante droge

Pak ditë pas deklaratës së bërë nga kreu i Partisë Socialsite Edi Rama se në skuadrën e rilindjes nuk ka asnjë kandidat për deputet me precendente penale, demokratët duke publikuar dokumenta qe sipas tyre vertetojne te kunderten.

“Unë mendoj se është e rëndësishme që qytetarët të jenë përgjegjës për çfarë thonë; ndaj dhe do të paraqesim këtë klip për ju.
Por ky artikull doli vetëm disa ditë më pas.
Ky artikull e thotë qartaz se Artur Bushi është arrestuar si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës nga Amsterdami deri në Itali. Dhe ky është vetëm një shembull”

Sipas Bogdanit kjo nuk është hera e parë kur Rama fsheh të vërtetën përpara qytetarë.

“Mediat amerikane dhe ato shqiptare kane njoftuar dhe botuar dokumenta se kete javë, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara është kërkuar një investigim nga ana e FBI-së mbi Edi Ramën për pastrim parash. Gjithashtu kongresi i SHBA ka kërkuar edhe nga Komisioni Zgjedhor Federal i Shteteve të Bashkuara që të investigohet Edi Rama – për mundësinë e “konspiracionit për shmangie të ligjit elektoral të Shteteve të Bashkuara.”

Per Seline Blu, kjo fotoja mes Rames dhe Presidentit Obama nuk eshte bere nëpërmjet një marrëdhënje personale.

“Sipas burimeve të mediave, Rama ka paguar për këtë foto – në mënyrë ilegale. Duke kryer pastrim parash nëpërmjet një shqiptari që meret me limuzina që jeton në Shtetet e Bashkuara. Sipas kodit 2 USC 441e, seksioni (a) të Shteteve të Bashkuara: “Është e jashtëligjshme për një qytetarë të huaj, në mënyrë direkte ose indirekte, të japë kontribute ose dhurojë para ose çfarë do lloj vlere tjetër në lidhje me zgjedhjet Federale, Shtetërore ose lokale.”

Partia Demokratike i adresoi kryesocialistit edhe nje sere pyetjes ne lidhje me kete ceshtje.

Përse dyshohet Rama se ka shkelur kodin penal dhe zgjedhor të një nga partnerëve tanë më të rëndësishëm global? Mos Edi Rama e kupton diplomacinë të tillë? A do ta tërheqë Rama foton ilegale nga publikimi? Dhe a do ti kërkojë ndjesë Rama Presidentit Barack Obama për skemën ilegale që ka përdorur?
Edi Rama e ka fshehur të vërtetën nga qytetarët në mënyrë sistematike. Tashmë është koha që Rama të dalë para qytetarëve dhe mos ti mashtrojë më për aktivitetet ilegale të tij dhe të Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›