E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata e PD ne Korce Bode takon banoret e Pojanit

Në mitingun elektoral të zhvilluar në fshatin Pojan, kreu i listës së demokratëve për Korçën, Ridvan Bode tha se kandidatët e Partisë Demokratike kanë ndryshim të madh me kundërshtarët e tyre politikë, të cilët sipas tij nuk i njohin interesat dhe nevojat e banorëve.
Bode tha se në mandatin e tretë qeverisës në zonën e Pojanit dhe gjithë Korçën do të ngrihen industri moderne të përpunimit të produkteve bujqësore të cilat do të mbështeten me subvencione. Ai u kerkoi banorëve të votojne per alternativen qe mbeshtet interesat e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›