LZHK:Qeveria po kërkon të denigrojë Presidentin
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar mbështet qëndrimin e Presidentit Topi, në përkrahje të ish-pronarëve dhe të përndjekurve politikë Kryetari, Dashamir Shehi denoncoi tentativat e qeverisë, që sipas tij po kërkojnë të denigrojnë figurën e presidentit.
TIRANE- Lëvizja për Zhvillim Kombëtar mbështet qëndrimin e Presidentit Topi, në përkrahje të ish-pronarëve dhe të përndjekurve politikë duke denoncuar, ato që i quajti, tentativa të mazhorancës për denigrimin e institucionit të Presidentit.
Kreu i kësaj force, Dashamir Shehi denoncon tentativat e një pjese të medias dhe qeverisë, që sipas tij po kërkojnë të denigrojnë figurën e presidentit.
“Për herë të pare kemi një president që del në përkrahje të kategorisë së të persekutuarve dhe ish-pronarëve. Një pjesë e politikës, një pjesë e medias dhe qeveria kërkon ta denigroje figurën e presidentit. Këto janë vetëm pjesë e klanit dhe klikës së komunizmit”, deklaroi Shehi.
(e.n/ News24/ Balkanweb )