E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shtetit festoi sot 96 vjetorin e krijimit të saj

Është festuar sot 96 vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit, të pranishëm në këtë organizim kanë qenë figurat kryesore së ruajtjes së rendit në vend si dhe drejtuesit e Policisë së Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Italisë. 

TIRANE- Në 96-vjetorin e Policisë së Shtetit kanë marrë pjesë figurat kryesore të ruajtjes së rendit në vendin tonë, gjithashtu të pranishëm kanë qenë edhe drejtuesit e Policisë së Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Italisë. Në fjalën e rastit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi deklaroi se është rritur siguria në vend dhe vazhdon lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
I pranishëm në takim zëvendëskryeministri Genc Pollo, theksoi se vendi ynë tashmë është një vend më i sigurte për sa i përket rendit, por policia nuk duhet të kalojë kompetencat e saj, duke dhunuar qytetarët.
Antonio Manganeli, drejtor i Policisë Italiane, theksoi në fjalën e tij përparimet e policisë shqiptare dhe njëkohësisht rëndësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve.
Një gjë të tillë e theksuan edhe drejtuesit e Policisë së Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi duke vënë më shumë theksin tek kalimi i paligjshëm i shtetasve dhe mallrave kontrabandë. (a.r/news24/balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›