Italia,Tirana pikë reference për policinë italiane
TIRANE- Zyra ndërlidhese e policisë italjane në Tiranë do të trasformohët në zyrën kryesore të të gjitha njësive të Ballkanit.Vendimi iu përcoll sot kryeministrit Berisha nga Drejtori i përgjithshem i policisë së shtetit të Italise, Antonio Manganelli i cili u takua sot me Berishën në prani të ambasadorti italjan në Tirane, z. Saba D’Elia dhe stafit të tij. Të dy palët ndanë të njëjtin vlerësim se bashkëpunimi mes dy vendeve është absolutisht i shkëlqyer. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Italisë,. Z. Manganelli tha se vlerësonte në maksimum ndihmën që policia shqiptare i jep asaj italiane në lidhje me goditjen e kriminalitetit dhe krimit të organizuar. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë italiane, njoftoi Kryeministrin Berisha se pala italiane kishte marrë vendimin që zyra ndërlidhëse e policisë italiane në Tiranë, të transformohej në zyrën kryesore të të gjitha zyrave të rajonit të Ballkanit. Ai tha se Tirana dhe Bukureshti do të jenë në të ardhmen pikat e referencës për policinë italiane në rajonin e Evropës Juglindore.
Po ashtu, Drejtori Manganelli njoftoi Kryeministrin Berisha se italia po punonte me partnerët e tjerë europianë për ngritjen e një grupi pune me oficerët e kontaktit të këtyre vendeve në Shqipëri, duke theksuar se bashkëpunimi midis dy policive tona duhet të kthehet në model referimi për vendet e tjera.
Nga ana e tij, Kryeministri shprehu kënaqësinë dhe falënderoi mikun italian që vendi i tij kishte zgjedhur Shqipërinë si pikën kryesore nga ku do të drejtonte aktivitetin e saj, në bashkëpunim me policinë shqiptare, në luftën kundër kriminalitetit dhe krimit të organizuar, duke theksuar se ky vendim është i një rëndësie të jashtëzakonshme për luftën ndaj krimit përtej kufijve. Kryeministri Berisha i kërkoi bashkëbiseduesit mbështetje për sa i përket programit të mbrojtjes së dëshmitarëve, kërkesë e cila u mirëprit. Ata ranë gjithashtu dakord që të krijohen ekipe të përbashkëta hetuese për të përballuar fenomenet kriminale.
(e.n/ News24/ Balkanweb)