E Hënë, 2 Nëntor 2026

La Greqinë dhe investoi në serra, fermeri nga Cërriku ndan eksperiencën e tij

Vite më parë, Kastriot Plaka me familjen e tij vendosën ti jepnin fund emigracionin e të riktheheshin në vendin e lindjes  dhe ti investonin kursimet e tyre në ndërtimin e serave. Fillimisht ishin skeptik për vendimin e marrë ,por sot ai thotë se ja ka vlejtur. Vit pas viti fermeri nga Klosi i Cërrikut i shtoi sipërfaqet e mbjella me sera ,por nuk i harron sfidat e para kur u kthye në cërrik.

“Në Shqipëri mbetëm më të kënaqur dhe këtë e tregon puna”, u shpreh Kastriot Plaka.

Puna në sera është e vështirë, po kjo nuk e pengon Arben Isakun ti dedikohet të paktën 8 orë në ditë investimit familjar. Një mesazh e ka edhe për bashkëfshatarët e tij në emigrim.

Familja Plaka sapo ka nxjerrë në treg prodhimin e kungullit dhe duket se sezoni është i mbarë. 

Kastriot Plaka nga fshati Klos i Bashkisë së Cërrik ka 7 dynym me sera të mbjella me kungull dhe domate, fermeri ka ambicie ta zgjerojë këtë sipërmarrje duke dhënë mesazhin se rikthimi në vendlindje ja ka vlejtur .

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›