VHPV e rekomandueshme deri në 26 vjeç, Kuro: Të kryhet testi para aplikimit

Aplikimit të vaksinës kundër HPV duhet t’i paraprijë kryerja e testit mbi praninë e këtij virusi. Ky është rekomandimi që vjen nga mjekja obstetër-gjinekologe Migena Kuro.
“Duhet të vaksinohen patjetër por megjithatë edhe pse vaksinohen kur të bëhen nëna duhet të shoqërohen me ekzaminime pap-testi, sepse vaksinimi ka vetëm një pjesë të tipave që kanë risk të lartë”, u shpreh gjinekologia Migena Kuro.
Kuro thekson se kësaj vaksine mund t’i nënshtrohen edhe djemtë.
“Në disa shtete të botës e bëjnë edhe djemtë sepse HPV nuk shkakton vetëm tek vajzat por shkakton kancer edhe tek organe gjenitale mashkullore”, tha mjekja.
Jo gjithçka përfundon me kryerjen e kësaj vaksine. Kontrollet duhet të jenë të vazhdueshme gjatë gjithë jetës këshillon Kuro. Vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohen kancerët e organeve riprodhuese.
“Qofshin edhe në moshën 18 vjeçare para se të aplikojnë vaksinën patjetër duhet të bëjnë një ekzaminim për të parë nëse kanë HPV në trup sepse injektimi i vaksinës në ato që e kanë mund të sjellë pasoja fatale”, u shpreh Kuro.
Gjatë 2024 në Gjirokastër janë aplikuar 229 vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës te vajzat e reja.
/rtsh.al/