Malaj Vlora meriton deputet te pavarur

Kandidati i pavarur për zgjedhjet e 23 qershorit ne qarkun e Vlorës, Arben Malaj deklaroi sot ne një konference shtypi se është i inspiruar nga mbështetja e qytetareve per këtë akt te tij politik si dhe nga opinioni progresist se pushteti absolut i Berishës dhe Ramës synon krijimin e Republikës se Sulltanëve të Shqipërisë.
“Qyeteti i pavarësisë e meriton deputetin e pavarur, të pavarur nga nënshtrimi, dhe të lirë në fjalën, e mendimin e tyre. Për të instaluar sistemin e tyre të veresisë ndaj kryetarit, berishat dhe ramat duan ta shqyejne Vlorën, simbolin e pavarësisë. Janë hequr tre deputet socialistë dhe janë futur në listën e Vlorës 7 deputetë klientelist.Sali Berisha nuk na nxori dot nga politika, as Kocot nuk do të na nxjerrindot. Nuk mund të kalërosh mbi krenarinë vlonjate”, deklaroi ai.
Nga qyteti i Vlores, ai beri apel per te marre pjese masivisht ne votime dhe per te shprehur vullnetin per socialistet me te mire edhe kur ata janë në listat e partive të tjera në koalicion me PS-në ne disa qarqe.
“Kështu vota juaj nuk del nga vota kundër Berishës por është njëkohësisht dhe votë kundër klientelistëve. Kjo do të sjellë në parlament socialistët e vërtetë të përjashtuar nga Rama në vend të klientelistëve dhe shërbëtorëve të pushtetit të kryetarit. Ata janë më të mirët, ata fitojnë edhe më lehtë pasi u duhen gjysmat e votave që i duhet të preferuarve të Ramës. Unë jam i lumtur që në këtë sfidë, jo personale, kam marrë mbështetjen publike të Fatos Nanos. Për mua Skender Gjinushi dhe Paskal Milo meritojnë të jenë në parlamentin shqiptar si pjesë e historisë dhe suksesit të së majtës, disa here më shumë se Koco, Rama është i vetmi kryetar partie që e përdor mandatin e socialistëve kundër socialistëve”, u shpreh Malaj.