E Shtunë, 31 Tetor 2026

La Liga Reali mund Malagen

Reali i Madridit nuk lejoi Barcelonën që të shpallej kampione e Spanjës pasi fitoi 6-2 ndaj Malagës.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Zhoze Murinjo pati epërsi numerike për pjesën më të madhe të ndeshjes, ndonëse pjesa e parë rezultoi e vështirë.
Ylli portugez Kristiano Ronaldo shënoi vetëm një gol dhe po ashtu nga një gol shënuan gjermani Ozil, francezi Benzema dhe kroati Modriç.
Tashmë, Reali është 8 pikë prapa Barcelonës duke pasur edhe 3 ndeshje për të luajtur deri në fund të kampionatit, ndërsa katalanasit kanë për të luajtur edhe 4 takime.
Në ndeshjen tjetër luajtur në kampionatin spanjoll, Atletiko e Madridit fitoi 3-1 në fushën e Seltës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›