E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier plagoset me thike roja i nje shkolle private

Një 50 vjeçar është goditur disa herë më thikë nga një person i paidentifikuar. Ngjarja ndodhi në lagjen “ Kastriot” të qytetit të Fierit. I plagosuri Agim Saliaj punon si roje në një shkollë private.

Sipas policisë ai kishte dalë nga banesa e tij në lagjen “11 janari” dhe po i drejtohej shkollës ku punonte. Pak metra përpara se të mbërrinte është sulmuar duke u plagosur rëndë.

Dëshmitarët thanë se një përson që levizte me makinë ka zbritur nga mjeti dhe e ka goditur me thike 50 vjecarin. Policia po heton për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›