Breshia interesohet për Bogdanin

/* */
BRESHIA, 4 janar 2012 – Erjon Bogdani është në fokusin e Breshias, skuadrës italiane të Serisë B.
Lajmin e dha portali italian Bresciaoggi.it.
Përveç Bogdanit, aktualisht në forcë te Cesena, në përforcimet e vijës së sulmit qarkullon dhe emri i Marko Celinit të Varezes.
Për shërbimet e Bogdanit janë të interesuar Vareze dhe Modena.
Te Breshia dikur ka luajtur Igli Tare, ndërkohë që kjo skuadër është drejtuar edhe nga Xhani De Biazi, trajneri aktual i Kombëtares së Shqipërisë.
Breshia ndodhet aktualisht në vendin e 16-të nga 22 skuadra që ka Seria B.