E Shtunë, 31 Tetor 2026

Labinot Hashani, kandidat i VV-së për Kryetar të Kastriotit

Të dielën, me 1 shtator, Qendra e Lëvizjes VETËVENODSJE! në Kastriot mbajti konferencë për media, më ç’rast shpalli edhe fituesin e zgjedhjeve të brendshme për kandidat për Kryetar të Komunës së Kastriotit.

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur kandidatin e saj për komunën e Kastriotit. Në këto zgjedhje VV ka zgjedhur Labinot Hashani.

“Niveli i papunësisë në këtë komunë është 47%, që është përqindje alarmuese, duke pas parasysh potencialin industrial që ka komuna me prodhuesin dhe punëdhënësin më të madh në vend. 75 % e territorit të banueshëm të komunës sonë gjendet mbi mihjen sipërfaqësore ‘’Mihja e Re ‘’, por as qeveria lokale e as ajo qendrore nuk bënë as edhe një plan mbi zhvendosjen apo rialokimin e këtyre banorëve”, tha Hashani.

Në konferencë ishte i pranishëm edhe krytari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. /Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›