E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, grabitje spektakolare në një argjendari

Një grabitje me armë ndodhi sot në Durrës në një argjendari. Tre persona të armatosur arritën që të grabisnin një sasi të madhe sendesh me vlerë dhe florinj.

Fatmirësisht asnjë nuk është lënduar gjatë grabitjes. Mësohet se grabitësin udhëtonin me një automjet me xhama të zinj. Pasi ndaluan përpara argjendarisë, grabitësin hynë brenda duke kërcënuar pronarin me armë.

Grabitja ndodhi në harkun e pak minutave. Dyshohet se nga grabitja, pronari është dëmtuar në vlerën e 2 milionë lekëve

Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka marrë në pyetje shitësen, pronarin e argjendarisë si dhe dëshmitarë që kanë qenë prezent gjatë grabitjes. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›