E Diel, 1 Nëntor 2026

Labinot Tahiri i shpëton atentatit me bombë

FERIZAJ- Këngëtari Labinot Tahiri, i ka shpëtuar një atentati me bombë. Automjeti i  tij personal ka shpërthyer nga një bombë e montuar, vetëm pesë minuta pasi këngëtari e parkoi para dyerve të shtëpisë së tij që gjendet në Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje, pasi Labinoti ishte duke u kthyer në shtëpi me familjen.

“Në orën 21:00 ishia me gruan dhe fëmijët për të blerë. Pasi kam hyrë në shtëpi, pas 5-10 minuta ka shpërthyer vetura. Vetura m’u shkatërrua plotësisht, ishte një bombë e kurdisur në të, për fat nuk qëllova afër unë apo ndonjë kalimtar tjetër. Vetëm fansat e mi të mos shqetësohen e të tjerat t’ia lëmë policisë në dorë. Unë askujt nuk i kam borxh, e as që i kam bërë dikujt keq”, - ka rrëfyer për Tahiri për mediat kosovare.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë dhe ende nuk ka të dyshuar, ndërkohë këngëtari shpreh habinë se si i ka ndodhur një gjë e tillë. “Qudia më e madhe është pse mua”,- ka thënë këngëtari Labi.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›