Haxhinasto: 100-vjetori, mesazh ndërkombëtarëve për imazhin e ri të Shqipërisë
TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, kërkoi që në përgatitjet për kremtimin e 100 vjetorit të Pavarësisë do ti japim një mesazh ndërkombëtarëve mbi arritjet që ka bërë Shqipëria në këto 100 vite.
Gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, Haxhinasto i kërkoi komisionit të posaçëm që ti përcillet mesazh edhe faktorëve ndërkombëtarë mbi imazhin e ri të Shqipërisë.
Krahas mesazheve politike apo të botimeve për shtyp ndërkombëtare, sipas Haxhinastos e rëndësishme është të kemi një bllok të veçantë që ka të bëjë me veprimtaritë publicistike, ekspozitat dhe aktivitetet e tjera akademike.
"Në këtë funksion ne kemi integruar disa aktivitete, si Kolanën e botimeve historike, që do të bëhet këtë vit, botimet Albanika, botimin përmbledhës së gazetës së qeverisë së Vlorës, mbledhjen e kujtimeve të personave të gjallë për atë ngjarje, përmbledhje të trevave të ndryshme të shqiptarëve për Shqipërinë, të huajve për Shqipërinë dhe të shqiptarëve për botën, pasi duhet të japim dhe dimensionin e kontributit të jashtëzakonshëm që shqiptarët kanë dhënë në këto 100 vjet për botën dhe civilizimin.
Haxhinasto tha se kësaj axhende i shtohen edhe albumi për Ismail Qemalin, foto-ekspozita për ngjarjet e shpalljes së pavarësisë dhe qeverisë së Vlorës, printimi i serisë së 100 vjetorit në monedhë dhe pullë postare, por dhe aktivitetet universitare.
Ai bëri të ditur se do të përgatitet gjithashtu lista e dekorimeve të figurave më të shquara për kontribute të veçanta që ata kanë dhënë në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. "Po pregatitet një diplomë me logo të përbashkët për degët e Histori- Filologji për hapësirën Shqipëri-Kosovë, si dhe gjithashtu do të realizohet botimi dixhital i gazetës shqiptare", vijoi Haxhinasto.
Më tej, ai u shpreh se në vijimësi të tyre është një axhendë tjetër e veprimtarive kulturore, si konkursi për monumentet e 100 vjetorit, aktivitetet e qendrës Albanologjike, përmendorja e presidentit Ëillson, një figurë themelore, sa i takon kësaj ngjarje, etj.
Po ashtu, theksoi Haxhinasto, po bashkërendohet puna edhe me autoritetetet më të larta të qeverisë së Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, që të unifikojmë axhendën e aktiviteteve që do të zhvillohen nga shqiptarët në trevat e rajonit.
Plasari
Nga ana tjetër, Aurel Plasari, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, kërkoi rikthimin e disa emrave historik në rrugët e vendit. Sipas tij, emra të tillë, si rruga "Herbert", apo rruga "kontesha Karnavon", mund të rikthehen sërish në emërtimet e rrugëve, ndoshta jo aty ku kanë qënë, por duhet ngritur një komision që të merret me përkufizimin e emrave. "Edhe te konntribuesit, duhet zgjeruar lista e dekorimeve, jo vetëm duke u kufizuar në pak akte, psh luftarak, mund të jetë edhe kontribut tregtar" u shpreh Plasari. Ai propozoi edhe vendosjen e një numri pllakash përkujtimore.
(d.b/BalkanWeb)