Shqiptarët s’duhet të imitojnë politikat ekstremiste serbe. Thaçi: S‘do lejojmë 21 janarin në Kosovë

Bllokimi i kufirit Kosovë-Serbi, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë M
inistria e Punëve të Jashtme dënon thirrjet ekstremiste të disa shqiptarëve në Kosovë dhe në Shqipëri për bllokimin e pikave kufitare me Serbinë. “Veprime të tilla, si imitim i politikave ekstremiste serbe, nuk kanë asgjë të përbashkët me sakrificat dhe përpjekjet kontruktive mbarëshqiptare për ndërtimin e shtetit demokratik të Kosovës dhe të një shoqërie multietnike, të një shteti që ndërton dhe zhvillon marrëdhënie të mira me fqinjët, në shërbim të paqes e stabilitetit në Kosovë e rajon”- thuhet në një deklaratë për shtyp të MPJ. Sipas saj, përdorimi i retorikës nacionaliste e pseudo-patriotike, në funksion të axhendave politike partiake, nuk i shërben aspak objektivave madhore të shqiptarëve për integrimin e secilit nga shtetet ku ata jetojnë në trojet e tyre, në Bashkimin Evropian, dhe nuk ndihmojne në njohjet e reja për shtetin e ri të Kosovës. “Shprehim besimin se energjitë e këtyre forcave politike duhet të fokusohen në procesin e reformave të brendshme që çojnë në konsolidimin e shtetit demokratik të Kosovës, të integrimit të gjithë komuniteteve, dhe të marrëdhënieve të hapura bazuar në respektin reciprok midis shteteve të pavarura e sovrane”- përfundon deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
...