Shpëtimi i Greqisë si lufta në Afganistan
Greqi- Edhe pas miratimit të borxhit prej 130 miliardë eurosh që Eurogrupi akordoi për Greqinë, hijet e dyshimit mbi shpëtimin e vendit po shtohen si jashtë dhe brenda Greqisë
Teksa lidëret grek po fillojnë implementimin e masave shtrënguese pë reduktimin e borxhit galopant të vendit BBC raporton se ditën e sotme populli grek ka mbushur rrugët e vendit në protesta kundër masave drastike që prekin si sektorin publik dhe atë financiar.
Ekonomistët botërore përmes editoriale dhe analizave të tyre në shtypin me prestigjoz shprehin qëndrime radikalisht skeptike lidhur me ndihmesën që i jep huaja e re ekonomisë së rrenuar greke, e cila prej katër vjetësh ka rënë në një reçension të vazhdueshëm.
“The Atlantic” shkruan se krerët e eurozonës po paguajnë miliarda euro vetëm për të vonuar rrënimin e vendit. Strategji e ngjashme me planifikuesit amerikan të luftës në Afganistan. Pasi marrëveshja e Eurozonës- raporton gazeta- është e pamjaftueshme të sigurojë Greqinë dhe së dyti tashmë jo vetëm politikëbërësit por edhe vetë populli e di që ajo është e destinuar të dështojë.
Lajme të cilët siç duket po ndikojnë edhe bursat botërore të cilat kanë shënuar rënie pas deklaratës së Gjermanisë se FMN-ja do jetë pjesë e huasë 130 miliardë dollarëshe.
Prestigjozia Financial Times në artikullin e saj shfaq qendrimin se nga kjo hua po përfitojnë vendet e tjera të eurozonës, ndërsa Greqia jo vetëm nuk shpëtoi por u mëshirua me një lëmoshë.
D.B/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Papandreu: Referendumi, mesazh i qartë për të ardhmen e Greqisë në BE Paris- Vendimi i kryeministrit grek Jorgo Papandreu për mbajtjen e...
- Bruksel, Greqisë i “falet” 50% e borxhit Bruksel- Liderët e eurozonës arriten mbrëmë një marrëveshje me bankat...
- Minoriteti grek, meshë për festën kombëtare të Greqisë Gjirokastër- Festa Kombëtare e Greqisë u festua edhe në qytetin...