E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama vlerëson kontributin e Zvicrës me programet e asistencës në Shqipëri

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në takimin të mërkurën me sekretarin e Shtetit për Punët e Jashtme të Zvicrës, Peter Maurer, duke vlerësuar kontributin që ofron shteti zviceran përmes programeve të asistencës për zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve në Shqipëri, theksoi domosdoshmërinë për shtrirjen e kësaj përvoje pozitive dhe në fusha të tjera, si dhe të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes vendeve tona.

Sipas zyrës së shtypit të PS-së, në vijim të interesimit të bashkëbiseduesit, kryetari i PS-së u ndal në problemet e mprehta me të cilat përballet Shqipëria si sundimi i ligjit, presioni ndaj institucioneve të pavarura, korrupsioni dhe funksionimi i sistemit gjyqësor.

Sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme të Zvicrës, Peter Maurer, falenderoi kryetarin socialist për analizën e situatës aktuale në vend, si dhe sugjerimet konkrete për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, përmes programeve me interes prioritar.

Në takim ishte e pranishme dhe Ambasadorja e Konfederatës Zvicerane në Shqipëri, Yvona Enzler.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›