Emergjenca, Pipero: Shëndetësia, punoi me sukses në kushte të vështira
TIRANË- "Kushtet e motit janë përmirësuar ndjeshëm në zonat e bllokuara nga dëbora, megjithatë strukturat shëndetësore vazhdojnë të jenë në gatishmëri të plotë deri në përfundimin e saj", tha sot në një konferencë për mediat drejtori i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero.
Pipero tha se gjatë 48 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë kërkesë për situatë emergjence mjekësore.
Ndërkohë, sipas tij, në total janë kryer 85 misione fluturimi të njësisë së helikopterëve për transportimin e rreth 97 pacientë, por edhe të dhjetëra pakove me medikamente. Gjithsej, 96 komuna janë furnizuar me medikamente në në 14 rajone të ndryshme.
Ndërkohë, autombulancat e spitaleve rajonale kanë kryer rreth 103 udhëtime dhe janë transportuar 104 pacientë.
“MSH ka përballuar me sukses një volum të jashtëzakonshëm pune në kushte të jashtëzakonshme”, tha Pipero.
Me këtë rast, ai falenderoi mjekët dhe drejtuesit e spitaleve të rretheve, rajonale, që kanë përballuar maksimumin e ngarkesës së punës, si dhe njësinë e helikopetëreve që me heriozëm kanë përballuar në kushte të vështira të transportitmit të dhjetëra pacientëve nga vendet e bllokuara deri tek spitalet.
Pipero ka përcjellë një falenderim të veçantë për qytetarët që kanë bërë të mundur rastet në krahë për orë të tëra deri tek ambulance, por edhe Unionin e Distributorëve Farmaceutikë, ndihmat e të cilëve bënë të mundur që të mos mungojnë medikamentet në zonat e bllokuara dhe të mos preket buxheti i shëndetësisë për këtë.
(d.b/BalkanWeb)