E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laboratori i restaurimit mbetet pezull

Kjo eshte gjendja e mjerueshme ne te cilen ndodhet shtepia e njohur nga te gjithe si ajo e familjes Toptani, te cilen e trashegoi pas krushqise me Libohovitet. Ky monument kulture i kategorise se pare ndertuar ne vitin 1820, ashtu sic dhe duket ka nevoje te menjehershme per restaurim. Por prej 20 vjetesh ne kete godine ndodhet laboratori i konservimit dhe restaurimit, i cili aktualisht nuk funksion me, pasi pronaret e ligjshem kerkojne te restaurojne shtepine. Situata e paqarte mes pronareve dhe QSA, e cila ka ne varesi te saj laboratorin, ka lene pezull ceshtjen.

"Ne nuk mund ta gezojme kete prone, dhe prestigji i shtetit bie ne kete moment, sepse nje monument kulture i shpallur ne 1956, nuk na lejon as ta restaurojme as ta gezojme. Kjo per faktin se eshte ndertuar nje laborator pa asnje lloj kontrate, pa asnje lloj marreveshje duke shfrytezuar keto ambiente te kesaj shtepie. Do ju lutesha gjithe institucioneve, punonjesve te ketij instituti per te marr masat e duhura per te liruar pronen dhe per ti dhene rendesine e duhur monumentit te kultures", thote Fejzie Libohova, pronare e nderteses.

Ndersa drejtori i QSA, Ardian Marashi thote se kjo ceshtje pritet te zgjidhet me mirekuptimin e paleve, ne momentin qe per laboratorin do te gjendet nje mjedis i pershtatshem per tu zhvendosur.

"Ne kemi nje plan shume te afert, kalimin e ketij laboratori ne mjedise te tjera. Ka ngelur pezull me idene qe te gjendet nje rruge e mirekuptueshme. Ne momentalisht po nderrmarim hapa per te rivendosur ne ambient tjetere kete laborator", thote Ardian Marashi drejtor i QSA.

Vilma Masha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›