Mali i Zi ul çmimet për turistët
Ulje cmimesh për të tërheqyr sa më shumë turistë. Kjo është strategjia që ka zgjedhur për këtë sezon veror sektori i turizmit i Malit të Zi. Në një prezantim në Tiranë të ofertës turistike verore administratorët publikë thanë se për këtë vit ofrohen cmime tejet të volitshme.
"Ne po ofrojmë për turistët që dëshirojnë të kalojnë pushime në Mal të Zi cmime shumë të volitshme. Në kulmin e sezonit çmimi është nga 70 deri në 77 euro në javë për banesat private. Qëndrimi shtatë ditor në hotele shkon nga 155 deri 280 euro. Kjo ofertë përfshin hotelet të kategorisë nga 2 deri në 4 yje", shprehet Liljana Cukic, menaxhere e organizates kombëtare të turizmit Mali Zi.
"Jemi më konkurrentit, kemi cmime më të ulëta, por standarde të mira. Duhet tu bëjë me dije se dhe sivjet shume plazhe të Ulqinit, në plazhin e quajtur Copa Cabbana e Malit të Zi në Ulqin, kane marr cmimin e flamurit të kaltërt, që tregon që janë arritur standardet me fine", tha Gëzim Hajdinaga, kryetar i komunës Ulqin.
Mali i Zi ka rreth 300 hotele me kapacitet 40 mijë shtretër të standarteve të larta ndërkombëtare. Gjysma e këtyre hoteleve janë me 3 deri 5 yje. 18 plazhe malazeze kanë fituar flamurin e kaltërt, një çertifikatë e sigurisë, pastërtisë, regullit dhe cilësisë. Në këtë vend, ku turizmi sjell 20 për qind të të ardhurave kombëtare pushojnë deri në 9 milion turistë në vit.
Adi Darsi < I mëparshmi