Ministria shton ciceronët
Vendimi
Ndërkohë që në Sarajet e Toptanasve diskutohej për gjendjen katastrofike të trashëgimisë kulturore, në ambientet e Ministrisë së Kulturës, ministri Ferdinand Xhaferaj ka mbajtur një takim me strukturat e linjës në rrethe për Trashëgiminë Kulturore dhe Turizmin. Në këtë mbledhje, është vendosur që në qytetet turistike të shtohen ciceronët gjatë sezonit që ka filluar. Në listë janë përfshirë Durrësi, Shkodra, Berati, Apolonia, Kruja dhe Gjirokastra. Ministri ka folur për angazhim profesional dhe orare të gjata pune. Të preferuarit për punësim si ciceronë do të jenë ata që kanë punuar dhe më parë në këto monumente po me këtë detyrë, e kuptueshme kjo për mungesën e kohës për t’u trajnuar.
#