Kontrolle në furrat e bukës
Inspektorët e ushqimit kanë bërë objekt të kontrolleve të tyre prodhuesit e vegjël të bukës. Sipas tyre kontrollet po zhvillohen për eliminimin e fenomeneve që cënojnë shëndetin, interesat e konsumatorit dhe konkurrencën në treg.
"Për momentin kemi inspektuar tre furra buke dhe mund të themi që kushtet higjeno sanitare janë të mjaftueshme. Respektojnë sigurinë ushqimore për sa i përket kushteve që duhen", tha Rezart Kupi, drejtor i vlerësimit të riskut AKU.
Në furrat e bukës janë kontrolluar kushtet e mbajtjes në magazinim dhe dokumentat shoqëruese të lëndëve të para. Po ashtu inspektorët kanë verifikuar dokumentacionin e sigurisë ushqimore dhe lejet higjeno – sanitare. Synimi i kontrolleve te prodhuesit e bukës është parandalimi i sëmundjes së patates që shkaktohet nga temperat e larta.
Adi Darsi