Laburistet mbeshtesin PS

Laburistët britanik kanë shprehur gadishmërinë e tyre për të ndihmuar dhe asistuar PS në programin për një Rilidje Kombëtare.
Gjatë qëndrimit në Londër në ambientet e parlamentit britanik kreu opozitës Edi Rama është takuar me kryetarin e laburistëve, Ed Milliband. Rama gjatë takimit ka treguar rrugën që është duke ndjekur Partia Socialiste për të ardhur në pushtet dhe për idetë e hedhura në programin për në rilindje kombëtare.
Në takimin me ish-ministrin e jashtëm David Milliband, njëkohësisht dhe Drejtor i Politikave në qeverisjen e Tony Blair, u fol edhe për procesin e formësimit të programit, si Ne biseduam për sfida sic janë papunësia përballë ndryshimeve ekonomike, ato sociale që përballen vendet tona.Biseduam për partitë tona për të qënë lëvizje të fuqishme ku të përfshihen sa më shumë njerëz
David Milliband
Ish-ministri i Jashtëm britanik dhe rëndësinë e përfshirjes së publikut në krijimin e politikave për qeverisjen e të nesërmes.
"Jam i lumtur që mu dha mundësia të takoj me kryetarin Rama. Jam shumë i impresionuar me vizionin që ai ka për vendin dhe për partinë e tij. Ne biseduam për sfida sic janë papunësia përballë ndryshimeve ekonomike, ato sociale që përballen vendet tona gjithashtu edhe për situatën ndërkombëtare, sepse në botën moderne çështjet ndërkombëtare dhe ato të brendëshme janë shumë afër njëra-tjetrës. Gjithashtu biseduam për partitë tona për të qënë lëvizje të fuqishme ku të përfshihen sa më shumë njerëz . Jam në pritje për të parë suksesin e zotit Rama", tha Milliband.
Ky ishte komenti zotit Rama pas takimit në parlamentin Britanik: "Jemi shumë të mbresuar nga takimet në këtë godinë, me kryetarin e partisë laburiste Ed Milliband, me ministrin e jashtëm në hije Dagllas Alexandër dhe në mënyrë të posaçme me David Milliband, i cili dëgjoi gjerë e gjatë për programin tonë për një Rilindje Shqiptare si një ndër themeluesit e rrugës së procesit të rrugës në partinë laburiste të transformuar të Toni Blerit ishte një burim shumë i rëndësishëm informacioni dhe fakti që programi ngjalli entuziazmin e tij na kthen në Tiranë, sikur të jemi bërë me fletë".
Gjatë qëndrimit në Londër Edi Rama, i shoqëruar nga Sekretari për Rininë dhe Emigracionin Erion Veliaj ka mbajtur edhe një leksion në prestigjozen 'London School of Economics', ku gjatë bashkëbisedimit me studentë dhe komunitetin shqiptarë në kryeqytetin britanik ka shpalosur programin me të cilin PS kërkon të vij në pushtet. Studentët i kanë drejtuar pyetje Ramës që lidheshin me sitetim e shëndetësor, uljen e papunësisë dhe çështje të tjera që lidheshin me programin.
Kjo vizitë e Ramës në Londër vjen pak ditë pas asaj në Shtetet e Bashkuara ku zhvilloi një sërë takimesh intensive me zyrtarë të lartë amerikanë, ndër të cilët edhe me zv/ndihmës.Sekretarin e Shtetit për Europën, Philip Reeker.