Dita Botërore e Teatrit
Në Shqipëri nuk ka traditë organizimi të kësaj feste. I vetmi institucion që hap dyert sonte falas për spektatorët është Teatri i Metropolit në Tiranë, i cili shfaq komedinë Karnavalet e Korçës, ora 19.00. Ndërsa Teatri Kombëtar i Komedisë ka hedhur një urim për Ditën Botërore të Teatrit në adresë të dashamirësve të teatrit dhe krijuesve të tij.
Kjo ditë u bë zyrtare në vitin 1961 nga Instituti Ndërkombëtar i Teatrit (themeluar nga UNESCO). Mesazhi i parë në ditën për teatrin ishte i Zhan Koktosë më 1962. Ky mesazh ndërkombëtar që ndryshon vit pas viti, përcillet para shfaqjeve në teatër, publikohet në radio e TV, përkthehet në mbi 20 gjuhë dhe lexohet nga mijëra spektatorë.
Në këtë 50 vjetor nderi i ka takuar aktorit amerikan të skenës dhe ekranit, John Malkovich i cili në mesazhin drejtuar kolegëve të teatrit, shkruan ndër të tjera: Uroj që puna juaj të jetë bindëse dhe origjinale. Të jetë e thellë, prekëse, meditative dhe unike.
Uroj të na ndihmojë të reflektojmë mbi çështjen e domethënies së të qenit njeri dhe uroj që ky reflektim të jetë i bekuar me zemër, sinqeritet, çiltërsi dhe mirësi… Dhe uroj që më të mirët prej jush sepse do të jenë vetëm më të mirët prej jush, madje edhe ata në çaste shumë të shkurtra e të rralla tia dalin të përmbledhin pyetjen më të rëndësishme nga të gjitha Si jetojmë?. v.d