Laç, 24-vjeçari terrorizon familjen e tij, i mban peng për 2 orë
KURBIN – Një 24-vjeçar me probleme mendore mbajti peng për disa orë familjen e tij, për arsye ende të panjohura.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vinjollë të Kurbinit, ku 24-vjeçari, i identifikuar si Klevis Balloku, nën kërcënimin e armës mbajti të izoluar për rreth 2 orë katër anëtarët e tjerë të familjes së tij.
Më të marrë njoftimin, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi negociatat me pengmarrësin për lirimin e familjes.
Korrespondenti i NEWS24, Pjetër Gjini bëri të ditur se pas rreth 2 orësh negociatat rezultuan të suksesshme dhe 24-vjeçari la të lirë familjarët. Më pas ai u largua nga banesa në drejtim të paditur. Policia është vënë në ndjekje të tij.
(er.nu/BalkanWeb)