E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laç, digjen 20 ha ullishte dhe vreshtari

20 ha ullishte dhe vreshtari janë shkrumbuar si pasojë e një zjarri të regjistruar në Lac. Ngjarja ka ndodhur në Katundin e Ri, ndërsa zjarrëfikësit e Kurbinit kanë bërë izolimin e disa banesave dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Nga ana tjetër, pronari i ullishtes së shkrumbuar pretendon se zjarri që i shkrumboi ullishtet dhe vreshtarinë që kishte në pronësi është i qëllimshëm dhe jo aksidental. Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të policisë, të cilat po hetojnë për hedhjen dritë mbi ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›