E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhia Nishani prek ushtrinë, dekretohet shkarkimi i 7 gjeneralëve

Tiranë- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani,  ka firmosur sot dekretin për shkarkimin nga detyra të 7 gjeneralëve në rradhët e Forcave të Armatosura.

Lajmi bëhet i ditur nga zyra e Presidencës, ndërkohë që ky është dekreti i dytë shkarkues, pas atij të 9 gushtit, kur Nishani shkarkoi nga detyra kreun e SHISH-it, Bahri Shaqirin.

Kryeu i shtetit, Bujar Nishani dekretoi  lirimim nga detyra të 7 gjeneralëve, ndërkohë që ka dekretuar edhe emërimin e 3 gjeneralëve të tjerë.

Në mbështetje të neneve përkatëse të Kushtetutës Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Presidenti dekretoi lirimin nga detyra të Gjeneral Brigade Agim Lala, Gjeneral Major Viktor Daut Berdo, Gjeneral Major Zyber Fasli Dushku, Gjeneral Brigade Bardhyl Veli Hoxha, Gjeneral Brigade Syrja Selim Gjoka, Gjeneral Brigade Qemal Demçe Shkurti, dhe Gjeneral Brigade Jeronim Rasim Bazo.

Po sot, Presidenti Bujar Nishani dekretoi sot kodin e ri zgjedhor të miratuar pak kohë më parë, me konsesus mes mazhorancës dhe opozitës.

Ja emrat e gjeneralëve të shkarkuar dhe atyre të emëruar:

Gjeneralët e shkarkuar nga detyra
Gjeneral Brigade Agim LALA, lirohet nga detyra e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe del në lirim.

Gjeneral Major Viktor Daut BERDO, lirohet nga detyra e Komandantit të Forcës Tokësore dhe emërohet Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneral Major Zyber Fasli DUSHKU, lirohet nga detyra e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe emërohet Komandant i Forcës Tokësore.

Gjeneral Brigade Bardhyl Veli HOXHA, lirohet nga detyra e Komandantit të Brigadës Logjistike.

Gjeneral Brigade Syrja Selim GJOKA, lirohet nga detyra e Komandantit të Batalionit të Policisë Ushtarake të Forcave të Armatosura.

Gjeneral Brigade Qemal Demçe SHKURTI, lirohet nga detyra e Shefit të Kabinetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneral Brigade Jeronim Rasim BAZO, lirohet nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit të Mbrojtjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Gjeneralët e emëruar
Gjeneral Brigade Bardhyl Veli HOXHA, emërohet Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Gjeneral Brigade Syrja Selim GJOKA, emërohet Komandant i Brigadës Logjistike.

Gjeneral Brigade Qemal Demçe SHKURTI, emërohet Komandant i Forcës Detare.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›