Ndryshime në FA, emërime dhe shkarkime komandantësh

Në vazhdimësi të dekretimeve të së enjtes dhe pas firmosjes së ligjit për kodin zgjedhor Presidenti i Republikës ka dekretuar emërimin dhe shkarkimin nga detyrave të disa komandatëve të Forcave të Armatosura në dikasterë të ndryshme. Në faqen zyrtare të Presidencës bëhet me dije se:
Presidenti Nishani dekreton emërimin e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes
D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E KOMANDANTIT TË KOMANDËS SË DOKTRINËS DHE STËRVITJES
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Bardhyl Veli HOXHA, emërohet Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Nishani dekreton emërimin e Komandantit të Brigadës Logjistike
D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E KOMANDANTIT TË BRIGADËS LOGJISTIKE
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Syrja Selim GJOKA, emërohet Komandant i Brigadës Logjistike.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Nishani dekreton emërimin e Komandantit të Forcës Detare
D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE
Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3, të nenit 169 të Kushtetutës, të pikës 6 dhe 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Qemal Demçe SHKURTI, emërohet Komandant i Forcës Detare.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Nishani dekreton lirim nga detyra nr. 7754
D E K R E T
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Jeronim Rasim BAZO, lirohet nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit të Mbrojtjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Nishani dekreton lirim nga detyra nr. 7753
D E K R E T
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Qemal Demçe SHKURTI, lirohet nga detyra e Shefit të Kabinetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Nishani dekreton lirim nga detyra nr. 7752
D E K R E T
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Syrja Selim GJOKA, lirohet nga detyra e Komandantit të Batalionit të Policisë Ushtarake të Forcave të Armatosura.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Nishani dekreton lirim nga detyra nr. 7751
D E K R E T
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Bardhyl Veli HOXHA, lirohet nga detyra e Komandantit të Brigadës Logjistike.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Nishani dekreton lirim dhe emërim në detyrë nr. 7750
D E K R E T
PËR
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3 të nenit 169 të Kushtetutës, të pikës 6 dhe 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit dhe të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, dhe me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Major Zyber Fasli DUSHKU, lirohet nga detyra e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe emërohet Komandant i Forcës Tokësore.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Nishani dekreton lirim dhe emërim në detyrë nr. 7749
D E K R E T
PËR
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3 të nenit 169 të Kushtetutës, të pikës 6 dhe 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit dhe të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, dhe me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Major Viktor Daut BERDO, lirohet nga detyra e Komandantit të Forcës Tokësore dhe emërohet Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Presidenti Nishani dekreton lirim nga detyra dhe dalje në lirim nr. 7748
D E K R E T
PËR
LIRIM NGA DETYRA DHE DALJE NË LIRIM
Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit dhe të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, dhe me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
D e k r e t o j
Neni 1
Gjeneral Brigade Agim LALA, lirohet nga detyra e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe del në lirim.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.