E Diel, 1 Nëntor 2026

Lac, gjendet një trup i pajetë në një varrezë makinash

Gjendet kufoma e nje 55 vjecari ne nje varreze makinash ne qytetin e Lacit. Nga te dhenat paraprake mendohet se vdekja te kete ardhur nga asfiksia, pasi kufoma eshte gjetur i vdekur ne nje furgon te prishur, me dyer dhe dritare te mbyllura 

LAC-Gjendet kufoma e nje 55 vjecari ne nje varreze makinash ne qytetin e Lacit. Lajmi jepet nga burime zyrtare te policise se ketij qyteti sipas te ciles kufoma eshte gjendur mengjesin e sotem rreth ores 8.30 minuta. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se kufoma eshte e seksit mashkull, e shtetasit Qemal Hasolli, 55 vjec, lindur ne Librazhd dhe banues ne Laç. Nga te dhenat paraprake mendohet se vdekja te kete ardhur nga asfiksia, pasi kufoma eshte gjetur i vdekur ne nje furgon te prishur, me dyer dhe dritare te mbyllura. Pritet verdikti perfundimtar nga ekspertet mjeko ligjor si dhe nga grupi hetimor.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›