Presidenti: Po konsultohem për “dosjet"
Kreu i shtetit deklaron se do të vendosë personalisht nëpërmjet dekretit brenda pak ditëve për ligjin e dosjeve. Në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë për kthimin në detyrë të 3 gjyqtarëve të "Delijorgjit, Topi tha: "Respektoj vendimet e institucioneve"
TIRANE- Presidenti Topi deklaroi dje se po konsultohet për sa i takon ligjit të dosjeve që e ka në tryezë, por në fund të fundit, vendimi do të jetë krejt personal, pasi këtë kompetencë ia njeh Kushtetuta. “Aktiviteti im është në linjën e konsultimeve, sepse kjo ka të bëjë me natyrën e institucionit, por edhe të personit dhe gjërat e rëndësishme kam dëshirë t’i konsultoj gjerësisht. Për sa kohë do të jem në këtë pozicion, do të kem një vendimmarrje personale të bazuar mbi konsultime të gjera”, - tha dje Topi.
Afati i Presidentit për ta dekretuar apo për ta kthyer një ligj të tillë, të miratuar vetëm me votat e maxhorancës, është mesi i javës që vjen. Konsultimet, Topi po i bën me të gjitha palët, por pa përcaktuar se çfarë qëndrimi do të mbajë në fund, pasi mbetet të mësohet për cilin variant do të hidhet firma e tij. Ligji i dosjeve, i cili u miratua vetëm me votat e maxhorancës, u kontestua ashpër nga komuniteti ndërkombëtar. Ambasadori amerikan, ai britanik, përfaqësuesi i KE-së, ambasadori i OSBE-së, folën për shqetësime dhe probleme kushtetuese që sjell një ligj i tillë. Të gjitha këto pretendime i rrëzoi vetë Kryeministri Berisha. Menjëherë pas miratimit të ligjit reagoi dhe Shtëpia e Bardhë, e cila me anë të zëdhënësit të saj, jo vetëm shprehu edhe njëherë “shqetësimet kushtetuese” që mbart ligji, por garantoi “ndjekjen e këtij procesi”. Autoritetet shtetërore garantuan të gjithë komunitetin ndërkombëtar, se zbatimi i ligjit do të jetë transparent dhe në bazë të standardeve. Terri Davis, sekretari i përgjithshëm i KE-së, premtoi një ekspertizë të ligjit nga ekspertët europianë, ekspertizë e cila ende nuk ka ardhur në Shqipëri. Në fund të 2008, Presidenti Topi shprehu qëndrimin e tij. se duhen respektuar aleatët tanë, të cilët na janë gjendur gjithnjë kur vendi ka pasur nevojë.
Ndërkohë që, grupet e interesuara që ky ligj të dekretohet kanë javë që i kërkojnë Presidentit dekretimin e shpejtë të ligjit për hapjen e dosjeve. Disa shoqata të ish-të përndjekurve politikë kërkesën e tyre e kanë bërë publike.
Po dje, Topi nuk pranoi të bënte komente as në lidhje me vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë, e cila rikthen në punë tre gjyqtarët e shkarkuar nga KLD-ja, gjyqtarë të cilët u shkarkuan për çështjen “Delijorgji”. “Unë jam kreu i KLD-së, por me cilësinë e Presidentit bëj edhe emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, që marrin miratim në Parlament, pra nuk mund të bëj asnjë koment për sa kohë ne respektojmë institucionet”, - u shpreh Presidenti.
(s.g/GazetaShqiptare/BalkaWeb)