E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laç, gjendet i vdekur 55-vjeçari

Qemal Hasollja 55 vjec është gjetur i vdekur pranë një varreze makinash në Laç. Viktima ka qenë përdorues i alkoolit ndërsa në orët e para të ditës së sotme është gjetur i vdekur nga pronari i varrezës së mjeteve.Nga burimet e policisë së Kurbinit mësohet se viktima nga përdorimi i një sasie të madhe të alkoolit është shtrirë në një mjet dhe nga i ftohti gjatë natës ka gjetur vdekjen. Viktima ka qenë i divorcuar me gruan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›