Lac humb jeten polici pas nje perplasje fatale
Rreth orës 20:00 të mbrëmjes të së dielës është vetëdorëzuar në polici, 17-vjeçari i cili aksidenti për vdekje një punonjës policie në aksin që lidh superstradën me fshatin Laç të Kurbinit.
Gjovalin Tusha 33 vjeç është plagosur rëndë dhe ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak të Tiranës, pasi është përplasur nga një automjet me targa të Laçit që drejtohej nga 17 vjeçari me iniciali Gj.C. Ky i fundit menjëherë pas aksidentit, e ka transportuar të plagosurin për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Për shkak të plagëve të marra, punonjësi i policisë ka ndërruar jetë në spital. Viktima ishte drejtuar për në komisariatin e Kurbinit për të marrë detyrën, dhe mendohet se errësira në rruge dhe shpejtësia e madhe janë bërë shkak i këtij aksidenti që i mori jetën efektivit të uniformave blu.