E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres Bashkia harron 254 deshmoret e qytetit

Ceremonia solemne me rastin e 14 Nëntorit, ditës së çlirimit të Durrësit nga pushtuesit nazifashistë në 1944, e organizuar në sallën e këshillit bashkiak, e cila nisi me ekzekutimin e himnit kombëtar dhe më pas me fjalën e kryetarit te Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ka ngjallur debate mes bashkisë, veteranëve të luftës dhe të afërm të dëshmorëve që dhanë jetën për liri.

Këta të fundit kanë kundërshtuar ceremoninë e organizuar nga Bashkia në sallën e këshillit bashkiak , ku ndryshe nga vitet e kaluara, përkujtimoren e 67 vjetorit të Çlirimit nuk e kanë nisur me bandën frymore të qytetit si dhe me ngritjen e flamurit në shesh, ashtu sikurse e kërkon tradita.

Ndërkaq pas plot 67 vjetësh në përkujtim të kësaj dite historike të 14 nëntorit nga ana e pushtetit vendor u harruan gjithashtu edhe 254 dëshmorët e rënë në ditën e çlirimit të qytetit.

Asnjë nga pushtetarët vendore nuk vizitoj mauzoleumin e dëshmorëve në këtë ditë të shënuar për qytetin, ndërsa kreu i bashkisë u mjaftua vetëm me fjalimin e rastit përpara veteranëve.

Me përfundimin e ceremonisë modeste të organizuar nga bashkia, veteranët e luftës dhe të afërm të dëshmorëve që dhanë jetën për liri, vizituan ekspozitën “Histori dhe Art”, të hapur enkas për këtë ditë nga drejtues të Galerisë së Arteve pamore në Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›