E Diel, 1 Nëntor 2026

Stakohen hidrovoret shiu mbyt edhe Durresin

Kanalet jane bllokuar ndersa energjia elektrike ka munguar per dy ore ne stacionin e pompave

Makina dhe shtepi te zhytura ne uje nderprerje e energjise elektrike rreshqitje dherash nga kodra njerez te zbathur deri mbi gju nxenes ne panik per tu larguar nga shkollat me oborre te permbytura tragete ne veshtiresi per tu ankoruar dhe bllokim rrugesh e trafik i renduar. Kjo ka qene panorama e nje dite me pare ne Durres. Situata e emergjences eshte shfaqur edhe ne Qarkun e Durresit si pasoje e reshjeve te rrembyeshme te shiut mosfunksionimit te hidrovoreve per shkak te mungeses se energjise dhe bllokimit te kanaleve te ujerave te larta nga ndertimet mbi to dhe mosmirembajtja. Gjiri i Durresit dhe Rrethi i Krujes jane perfshire nga rrebeshe te forta shiu te shoqeruara me ere te cilat kane shkaktuar probleme ne Durres portin me te madh te vendit rrethinat e qytetit Komunen Rrashbull dhe pikerisht ne fshatrat Arapaj e Shkallnur si dhe ne Fushe-Kruje Nikel e Bubq. Ne Gjepalaj te Durresit jane konstatuar probleme me porten e liqenit hapja e se ciles mund te shkaktoje permbytje per banoret e zones. Nderprerja e energjise dhe per objektet e rendesise se vecante sic eshte hidrovori e ka renduar me tej situaten dhe ka krijuar permbytje ne rruge katet e para te shtepive dhe dyqaneve ne Durres permbytje banesash ne zonen e ish-kenetes Plazhin e Durresit dhe Shkembin e Kavajes Spitalle e Porto Romano. Prefekti i Qarkut te Durresit njekohesisht dhe kryetar i Shtabit te Emergjences per kete qark Genci Alizoti deklaron se situata eshte problematike pervec Fushe-Krujes edhe ne komunat Nikel e Bubq te Rrethit te Krujes. Nderkohe ne Portin Detar te Durresit eshte bllokuar gjate dites veprimtaria perpunuese per shkak te reshjeve dhe eres. Nje nga tragetet e linjes Bari-Durres eshte ankoruar me veshtiresi ne terminal madje ka pasur dhe nje perplasje te lehte te tij me nje nga anijet e pilotimit te kapitanerise qe po ndihmonte ne manovrat e tragetit per tu ankoruar. Kushtet e renduara atmosferike kane bere qe Kapiteneria tu kerkoje anijeve te tonazhit te vogel e te mesem te anulojne lundrimet e te marrin masat e sigurise per te mos shkaktuar mbytje ne basen. Rrebeshet e shiut kane cuar ne permbytjen e mjaft rrugeve dhe izolimin e perkohshem te kateve te para te pallateve dhe dyqaneve ne zona te ndryshme te qytetit bregdetar qe me pushimin e reshjeve dhe venien ne pune te stacionit te pompave kane nisur te lirohen nga terheqja e ujit. CEZ edhe nje here tjeter ka krijuar probleme me nderprerjet e gjata te energjise elektrike prej dy oresh ne objektet e rendesise se vecante.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›