E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lac, permiresohet gjendja e 38 vajzave

38 vajza te shkolles se mesme te Goreas ne Lac i jane drejtuar spitalit rajonal paraditen e se premtes pasi u kishte rene te fiket gjate momentit te nderrimit te oreve mesimore.

Automjete te rastit i kane sjelle ato ne spital, ku i jane nenshtruar menjehere ekzaminimit mjekesor. “Behet fjale per nje lloj helmi. Dikush thoshte fostoksine, dikush antraks. Por ne ate shkolle nuk kishte probleme me higjenen”, deklaron Llukash Haroni, perfaqesues i sherbimit spitalor te Lacit.

Vajzat ne momentet e para te ardhjes ne spital kane patur nje presion psikologjik, duke u trajtuar si te helmuara nga lende te ndryshme te rrezikshme. “Ndodhi dicka ne shkollen tone pasi u semurem papritmas. Kemi bllokim te frymemarrjes dhe keputje gjunjesh. Megjithate, besojme se gjithcka do te normalizohet dhe do te kthehemi ne shkolle”, shprehet nje prej tyre.

Fakti qe te semurat jane vetem femra ka percaktuar edhe nje diagnoze e cila eshte perforcuar nga analizat e kryera. Haroni thote se ky eshte nje rast qe duhet trajtuar psikologjikisht dhe ka kerkuar ndihmen e psikologeve per te gjithe nxenesit e kesaj shkolle.

Paniku kolektiv, i ndodhur ne kete shkolle nuk eshte pare sipas mjekut, per vite me rradhe ne mjekesine shqiptare. Te henen shkolla e mesme e Goreas do te rihapet, ndersa nje grup psikologesh mendohet qe do punoje me nxeneset gjithe javen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›