E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vetëvendosja", Kurti: Pavarësia e Kosovës, false

Nga Besian Ajazi
I pranishëm në një diskutim të rrjetit të organizatave shqiptare me studentë të Universitetit Evropian të Tiranës, drejtuesi i lëvizjes “Vetëvendosja“ Albin Kurti tha se “pavarësia e Kosovës është false”. 

TIRANE- Aktivistë të disa organizatave kombëtare që funksionojnë në Shqipëri dhe Kosovë kanë zhvilluar një tubim intelektual me studentë të Universitetit Evropian të Tiranës me temë, Mundësitë dhe pamundësitë e bashkimit kombëtar, mirëqenia dhe përparimi i popullit shqiptar. Gjatë këtij diskutimi drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë Albin Kurti u shpreh se “politikanët në Kosovë e Shqipëri e kanë braktisur idealin e bashkimit kombëtar dhe i janë përkushtuar interesave të ngushta personale. Kurti u ka bërë thirrje politikanëve të të dy shteteve shqiptare të punojnë për rikorigjimin e kufijve shqiptarë.
Albin Kurti gjithashtu është shprehur se pavarësia e Kosovës është formale dhe aspak e vërtetë. Shqipëria dhe shtetet e tjera të botës tha Kurti kanë njohur diçka të paqenë, një shtet që në thelb ka të vetën vetëm simbolet dhe asgjë tjetër. (a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›