E Diel, 1 Nëntor 2026

Lac sherri mes te rinjve ne lokal vritet 36 vjecari Autori ne kerkim

Ndërhyri për të ndalur sherrin mes disa të rinjve po përfundoi i vrarë më plumb pistolete. Ky ka qenë fundi tragjik i 36 vjeçarit nga Laçi i cili ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës teksa ndodhej në një lokal me shokët e tij.  

Nga dëshmitë e para mësohet se gjatë një grindje mes të rinjve  viktima Gëzim Gjoni ka hyrë për ti ndarë  dhe është qëlluar më armë zjarri duke mbetur i vdekur ne vend. 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 2 të qytetit të Laçit. Policia ka identifikuar autorin e krimit dhe por për arsye hetimi nuk është bërë publik emri i tij. 

Policia ka shoqëruar në komisariat disa persona që mund të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 36 vjeçari. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›