E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Prioritet arsimimi dhe punesimi i te rinjve Do hapim 250 mije vende pune

Takimet e formatit town-hall të ndërmara nga ana e Kryeministrit Berisha u ndalën sot në qytetin e Fierit, ku në qendër ishin pikërisht të rinjtë. Bashkëbisedimi me të rinjtë gjimnazistë në këtë qytet trajtoi një sërë çështjesh, ku vetë kreu i qeverisë shprehu gatishmërinë për të dëgjuar përgjatë këtyre ditëve të gjithë problematikën, mendimet, sugjerimet, kritikat dhe vizionin e tyre për t’i përfshirë ato në projektin qeverisës së katër viteve të ardhshme.  Risi në këtë komunikim ishin edhe pyetjet që aij i drejtoheshin nga you tube.

Arsimi dhe reformat “Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për shkollimin më të mirë të të rinjve tanë. Ju i përkisni një gjenerate, që fatmirësisht nuk e dini se ca do thotë mbylljen e dyerve të universiteteve, por kjo ekzistonte në 2005, kur në universitete mund të hynin 1/3 e të rinjve dhe pranimet, duhet ta themi ishin një proces aspak i merituar, madje edhe një panair korrupsioni në provime që vlerësim objektiv nuk kishte. Ne hapëm dyer e universiteteve dhe bëmë shumë mirë dhe sot numri i studentëve është 3 herë më i lartë se në 2005, 162 mijë. Besoj se kjo është mirë”, u shpreh Kryeministri, gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë.  Por krahas kësaj, kreu i qeverisë evidentoi faktin se ka ende punë për të bërë në përmirësimin e mëtejshëm të sistemit arsimor.  “Akoma nuk kemi dhënë mbështetje atyre të rinjve që për arsye të ndryshme nuk mund të ndjekin universitete, por me shkollat profesionale të ndjekin shkollën. Por kemi shumë për të bërë për cilësinë, jemi të vendosur të punojmë me përkushtimin tonë, në politikën tonë për të rinjtë. Pak vite më parë shpallëm projektin Shqipëria Dixhitale dhe heroi ishte i riu shqiptar. Ne bëmë gjithçka për Shqipërinë Dixhitale. Shumë shpejt ju do keni në celularët tuaj 4G. Sa të jetë në pushtet kjo parti, çmimi do jetë më i lirë”, deklaroi Berisha.  Megjithatë, këto, sipas tij, nuk janë të mjaftueshme.  “Ju kërkoni punë pas diplomës, që dijet që morët t'i shndërroni në të mirë për shoqërinë. Heqim për të gjitha bizneset çdo taksë për çdo të ri të punësuar për 3 vjet rresht. Kjo ka shumë rëndësi sepse secili prej jush që vendos të hapë një biznes, të marrë një kredi, të punësohet. Ka të gjitha shanset. Por zhvillojmë biznesin social. Qeveria po punon me këto skema dhe po bëjmë gjithçka që të gjeni krande pa interes. Ka një krizë në Europë ndër më të thellat, por ka nëj fakt të konfirmuar nga të gjitha institucionet ekonomike ndërkombëtare, Shqipëria një histori suksesi, nga më të paktat vende që nuk ra në recension. Ndaj KE theksoi se Shqipëria pati një rritje ekonomike 4 herë më të madhe se vendet e rajonit. FMN në janar 2013 tha se Shqipëria i rezistoi krizës falë reformave të qeverisë dhe ekonomia tregoi elasticitet. Ky është shumë i rëndësishëm për ju. Po fusim tani në fuqi një paketë të dytë fiskale, për rrogat nën 30 mijë lekë nuk do paguhet taksa 10%, që do të thotë më shumë vende të reja pune. Në 2 vitet që vijnë nisin projektet e kaskadës së Devollit. Por janë të tjera të mëdha, që do punësojnë dhjetëra mijëra. Synojmë çdo gjë për punësimin tuaj dhe besojmë se me këtë reforma do ia dalim që ju të punësoheni”, vuri në dukje kreu i qeverisë.  Por reformat në sistemin arsimor vijojnë, ja çfarë parashikohet për mandatin e ardhshëm.  “Mandate i ardhshëm do jetë në përqendrimin total në cilësinë e arsimit të lartë. Është gati reforma financiare, ku do të vëmë sistemin e kreditimit. Do vendosim sistemin e bonuseve për cilësinë. Do e shtrimë në shkollat e larta të vendit publike apo private. Do bëjmë zgjidhjen përfundimtare. Reforma të mos përjashtojnë nga përfitimi qytetarët. Por nëse keni kujdes, të varfrit përjashtohen kjo do ishte fatkeqësi. Do hapim rrjetin e kredive për to, pa kolateral, me mirëbesim. Nuk duhet që diferencat në gjendjen shoqërore të projektohen në mundësinë apo pamundësinë për ndjekjen e shkollave të larta”, sqaroi Kryeministri.
Punësimi i të rinjve Për Kryeministrin dhe qeverinë prioritet ka qenë dhe mbetet punësimi i të rinjve. “Të angazhuar për punësimin e të rinjve. Studimet dëshmojnë se shkollimi dyfishon shanset e punësimit dhe të ardhurat nga punësimi. Me paketën e re për biznesin agrar do mundësojmë rritjen e punësimit. Ne heqim çdo detyrim fiskal për sipërmarrësin për 3 vitet e para të punës. Hapja e kantiereve të punës, turizmi, biznesi, agrobiznesi, energjia e rinovueshme dhe teknologjia e lartë  ajnë plotësisht në përllogaritjen tonë, mundësojnë 250 mijë vende pune në vitet e ardhme. Përfituesit, të rinjtë shqiptare”, deklaroi Berisha.  Ndalur në këtë çështje, kreu i qeverisë sqaroi dhe mbi sistemin e pagave.  “Çfarë kemi bërë për pagat. Nuk ndikojmë ato në sektorin privat, por i influencojmë. Duke dyfishuar pagën mesatare në 6 vite, nga 230 mijë, sot 510 mijë. Kemi udhëhequr rritjen e pagave në sektorin privat. Nëse nuk rrisim pagat në sektorin publik, na rrënohet administrata se shkojnë tek privati. Pagat mesatare janë 2-3 herë më të mëdha se në disa vende të BE. Në 2005 studimi i BB, tregonte se diferenca në paga në Shqipëri mes burrave e grave ishte 36% në favor të burrave, sepse burrat ishin shefa në pozicione të larta. Por ne bëmë një lëvizje shumë të goditur. Përcaktuar dy grupime për rritje rrogash, ku gratë janë shumicë, mësuesit dhe infermierët. Ku arritëm me diferencën e pagave. Por ka zbrit 17%. 10 vende të BE e ka më të lartë. Ne do vazhdojmë ta ulim. Paga e lartë për të rinjtë është diploma”, vlerësoi shefi i qeverisë, lidhur me një çështje të tillë. 
Integrimi dhe miratimi i tre ligjeve  Por, edhe në këtë takim, nuk mund të mos diskutohej për politikë. Shefi i ekzekutivit, tha se përmes mos votimit të 3 ligjeve, opozita dëshmoi qëndrimin e saj bllokues për ëndrrën për integrim.  “Ato u përdorën për pengmarrje për statusin kandidat nga kryetari i opozitës në një ligësi ekstreme. Rama dëshmoi se para pjesëmarrjeje se po të votoheshin, qeveria do fitonte kredibilitet. Por këto do ishin kredibiliteti i gjithë shqiptarëve. Jam i bindur se më 23 qershor të rinjtë do votojnë për integrimin në BE, për të shembur murin e bllokimit. Në rast se përsëri, atij i mbetet pakica bllokuese, sepse e ka të vështirë të vijë në pushtet, atëherë do shkojmë në referendum dhe të ecim drejt statusin dhe hapjes së negociatave”, garantoi Berisha. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›