E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje arrestohet autori i vrasjes se 86 vjecarit ne xhamine e Dushkut

Policia e Lushnjes ka arrestuar një 30 vjeçar i cili dyshohet për vrasjen e Shemsi Mucës ne xhaminë e Dushkut.
Ende janë të paqarta rrethanat dhe arsyet pse Arian Alla vrau me thikë 86 vjecarin.

Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes brenda ambjenteve te xhamise se Dushkut ne Lushnje.
Muça ishte futur ne godine per tu falur, dhe u gjet pak me vone me thike ne fyt.

Për këtë ngjarje janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që mund të kene dijeni për krimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›