E Diel, 1 Nëntor 2026

Laç, vritet në atentat 25-vjeçari i sapo dalë nga burgu, plagoset shoku i tij

Gazeta Shqip

Foto ilustruese

Foto ilustruese

Një i ri ka rënë pre e një atentati me armë zjarri sapo ka dal nga burgu. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 20:10 pranë shkollës së Sanxhakut, Laç, ndërsa një person ende I paidentifikuar nga policia ka hapur zjarr në drejtim të dy të rinjve. Paraprakisht mësohet se 25-vjeçari Besart Ndreu ka ndërruar jetë në spitalin ushtarak në kryeqytet, ndërsa shoku i tij, 22-vjeçari Klenti Bajrkatari ndodhet nën kujdesin mjekësorë.

Sipas policisë, dyshohet se viktima ka qenë shënjestra e atentatit. Ndreu gëzonte sot ditën e parë të lirisë, pasi kishte dalë nga burgu, ku vuante dënimin për plagosje.

Policia ndërkaq ka nisur hetimet për ngjarjen dhe për identifikimin e kapjen e autorit të atentatit. Mësohet se hetimet janë përqendruar në pistën e hakmarrjes.

29 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Laç, vritet në atentat 25-vjeçari i sapo dalë nga burgu, plagoset shoku i tij burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›