E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi optimist: Barcelona mund të fitojë 4-0 ndaj Bajernit

SPANJE- Lionel Mesi ka ndërruar mendim. Nëse direkt pas ndeshjes me Bajernin deklaronte se nuk mund të përmbysej humbja 4-0, para sfidës në Barcelonë thotë ndryshe. Ylli i Barcelonës ka shpërndarë një mesazh plot optimizëm për përmbysjen e madhe. 

“Në Bilbao na iku fitorja nga duart në minutat e fundit, por tani të përgatitemi për përmbysjen”- ka deklaruar Mesi, i cili në ndeshjen e fundit ndaj Atletiko Bilbaos shënoi një tjetër gol të bukur, por Barcelona u ndal në barazim 2-2.

Të gjithë tifozët e Barcelonës ëndërrojnë një natë magjike, duke qenë të vetëdijshëm që gjithçka varet nga forma e Lionel Mesit. Në fakt është shumë e vështirë që katalanasit do ta mposhtin 4-0 apo më thellë Bajernin në “Kamp Nou”, megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë.
(m.a/Eduart Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›