PS: Berisha detyron gratë të marrin pjesë në takime, presion me vendin e punës
TIRANË- Partia Socialiste reagon në Facebook pas deklaratave të kryeministrit Berisha në një takim me gratë. Sipas PS, është e turpshme që kryeministri në emër të barazisë dhe emancipimit ka detyruar të marrin pjesë këto gra në këtë takim, duke i kërcënuar me vendin e punës.
“Sot në qytetin e Elbasanit kryeministri Sali Berisha mbajti një takim me gratë dhe vajzat e rrethit të Elbasanit, në kuadrin e javës dedikuar barazisë gjinore dhe emancipimit të gruas shqiptare. Por është e turpshme, që pikërisht në këtë javë, e pikerisht në emër të barazisë e emancipimit, Sali Berisha detyron me anë të presioneve për vendin e punës këto gra e vajza të marrin rrugën për Elbasan. Provat për këtë fakt, që në fakt dihet botërisht tashmë, i mblodhi stafi i kandidatit të Partisë Socialiste për Peqinin Alfred Peza. Në faqen e tij zyrtare në Facebook gjenden të publikuara fotot që tregojnë qartë që edhe në këtë takim, si në shumë takime të tjerë të mbajtur nga Sali Berisha apo kryetarja e Kuvendit, sesi arsimtaret detyruar nga drejtoret të marrin pjesë në takimet e Sali Berishës. Organizatorët e takimit “shoqërojnë” me autobuzë arsimtaret e Peqinit dhe Pavojës të cilat zbresin më pas grupe-grupe e të shoqëruara për të shkuar në takim. Ky fakt simbolizon qasjen e vërtetë të kryeministrit dhe të qeverisjes së tij ndaj çështjes të emancipimit të gruas dhe të vajzës shqiptare, që është e njëjta qasje që ka patur dhe vazhdon të ketë Sali Berisha me emancipimin politik më të gjerë të shoqërisë shqiptare, mbi lirinë dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të vet”, thuhet në reagimin e PS.